10 fakte për Mbretëreshën Elizabeta, ndër to që s’ka pasaportë

10 fakte për Mbretëreshën Elizabeta, ndër to që s’ka pasaportë

Mbretëresha Elizabeta II padyshim se është ndër njerëzit më të respektuar në gjithë botën.

Por jo vetëm kaq. Ajo ka edhe shumë gjëra të veçantë. Ndër to është se Elizabeta II nuk ka pasaportë.

Familja Mbretërore qëndron larg rrjeteve sociale ndërsa edhe pse ka 66 vjet në fron, Mbretëresha Elizabeta II rrallë herë jep intervista, duke mos i lënë njerëzit të kenë shumë njohuri për jetën e saj.

Ajo nuk është personi më i pasur në Britani të Madhe.

Madje ajo nuk u shfaq as në listën e Sunday Times të 300 britanikëve më të pasur në dy vitet e fundit, që këtë vit u udhëheqë nga JimRatclifee që themeloi firmën kimike ‘Ineos’.

Ajo është portretizuar në rreth 100 filma dhe shfaqje televizive.

Sipas të dhënave të IMDb, Mbretëresha është portretizuar nga aktorët në ekran rreth 100 herë.

Ajo pi një gotë shampanjë çdo natë para gjumit.

Disa thonë se hanë një mollë në ditë, megjithatë ritualet e përditshme të saj vijnë natyrshëm me një ndjenjë të madhe madhështie.

Nuk ka pasaportë.

Ajo mund të udhëtojë pa pasur broshurën e ngjyrosur me ngjyrë të kuqe. Një pasaportë britanike që lëshohet në emër të saj është e panevojshme ta ketë Mbretëresha.

Ajo ka dy ditëlindje. Mbretëresha u lind më 21 prill 1026, megjithatë ditëlindja zyrtare e saj festohet nga populli në qershor në një Paradë të Ngjyrave, që ka qenë një festim tradicional që nga viti 1748.

Ajo ka parë 13 kryeministra të ndryshëm në Mbretërinë e Bashkuar teksa hynë në fuqi.

Nga Sir Winston Churchil deri tek Theresa May.

Ajo është tifoze e Arsenalit. Ajo u shfaq si një tifoze e ekipit të futbollit të Londrës së Veriut duke kaluar kështu nga politika edhe në sport.

Ajo flet rrjedhshëm gjuhën franceze.

Mbretëresha është një nga monarkët më të mirë që udhëhoqën Britaninë në histori dhe ka mbajtur një numër fjalimesh zyrtare në frëngjisht kur vizitoi vendin, duke treguar aftësinë e saj për gjuhët.

Ajo pret më shumë se 50 mijë njerëz në Buckingham Palace çdo vit.

Në saje të një kalendari të lulëzuar social, Mbretëresha është me të vërtetë zonjë me shumicë, duke mirëpritur mijëra njerëz në Pallat.

Ajo ka qenë e martuar për më shumë se 70 vjet.

Në vitin 2017, Mbretëresha dhe Princi Philip festuan 70 vjet martesë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2018 22:31

Publicitet


Moti sot
20°
21°
Thu
21°
Fri
24°
Sat
26°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE