144 shqiptar iu bashkuan ISIS-it, mes tyre 27 femra e 37 fëmijë

144 shqiptar iu bashkuan ISIS-it, mes tyre 27 femra e 37 fëmijë

Një raport i përgatitur në vitin 2018 nga agjencitë e sigurisë jep një tablo të qartë se sa shtetas të Shqipërisë luftuan për Shtetin Islamik në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak.

Sipas të dhënave, 144 persona nga Shqipëria iu bashkuan ISIS-it, ndër ta 79 meshkuj, 27 femra dhe 38 fëmijë. Në bazë të informacioneve të agjencive të sigurisë, 26 shqiptarë dyshohet se humbën jetën në Siri dhe Irak, të gjithë meshkuj.

45 persona nga 144 që kanë qëndruar në zonat e konfliktit janë kthyer në Shqipëri. 30 prej tyre janë burra, 7 gra dhe 8 fëmijë. Në raportin e një viti më parë thuhet se në zonat e konfliktit ndodheshin ende 73 shqiptarë.

Mënyra se si ata trajtohen nuk bëhet publike nga autoritetet pasi plani konsiderohet sekret.

Bashkimi i shqiptarëve me grupet terroriste të ISIS-it apo Al Nusras nisi në vitin 2012. 2014-a shënoi ulje të shtetasve nga Shqipëria që shkonin në zonat e luftës. Kjo për shkak se prokuroria dhe policia në atë kohë zhvilloi një aksion ku u arrestua një grup prej 11 personash. Ata propagandonin sheriatin dhe u krijonin mundësi besimtareve myslimanë të cilët donin t’i bashkoheshin kësaj lufte.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 12, 2019 21:06
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.