17 vjet festivali i pë këngës për fëmijë “Ylberi”

17 vjet festivali i pë këngës për fëmijë “Ylberi”

Tradita 16 vjeçare e organizimit të festivalit për fëmijë “Ylberi”, vazhdon edhe këtë vit. Më 14 Maj, në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë, festivali do të shënon edicionin e tij të shtatëmbëdhjetë.

Nga shtëpia muzikore “Prima”, e cila tradicionalisht organizon festivalin, konfirmojnë një numër të madh garuesish; rreth 20 këngë në gjuhën shqipe dhe përfaqësues të festivaleve të ndryshme, si  “Zllatno Sllavejçe”, “Fest Si-do” dhe festivale me karakter të përafërt nga shtetet fqinjë si Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Mali i Zi, Serbia dhe Turqija.

“Ylberi” është festivali i vetëm shqiptar i këtij lloji në Maqedoni, i cili aktivisht promovon vlera të mirëfillta fëmijërore përmes artit muzikor. Festivali numëron 200 pjesmarës – një korr të fëmijëve, solistëve, pjesmarrësve nga grupe të ndryshme të baletit, koreografë, mysafirë etj, ndërkaq që karakteri i tij edhe më tej mbetet garues.

Transmetues ekskluziv i edicionit të sivjetshëm të Ylberit është TV-21, ndërsa transmetimi I drejtë do të përfshijë tërë diasporën. Krahas kësaj, fetivali has në një mbështetje të gjërë edhe mes mediave elektronike dhe atyre të shtypura në Maqedoni.

Yilberi Poster

Yilberi Poster

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 4 Maj, 2016 09:33