Gostivarit i shtohet edhe një doktor shkence | FOTO

Gostivarit i shtohet edhe një doktor shkence | FOTO

Sot në hapërsirat e Universitetit te Evropes Juglindore Tetovë, Dorentina Asani Havziji, e mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës, me temë: “Sistemi politik në Republikes e Maqedonisë dhe kriza”, përcjell FLAKA.

Komisioni përkatës, i përbërë nga Prof.Dr Etem Aziri njëherit edhe mentor, Prof. dr. Memet Memeti, Prof.dr. Agni Aliu, Prof.dr Alba Dumi, i kryesuar nga Prof.dr. Zemri Elezi, e vlerësoi lartë këtë kontribut shkencor që trajton hulumtimin shkencor të zhvillimit të sistemit politik të RM-së që nga periudha e pluralizmit , krizat e njëpasnjëshme e deri me sot.

Duke pasur parasysh se sistemi politik i Republikës së Maqedonisë në vazhdimësi ka qenë në kriza të thella politike dhe ndëretnike, ndërsa nga ana tjetër në prapavijë gjithmonë ka qenë prezente edhe një krizë e thellë institucionale, kjo problematikë e trajtuar në disertacion ofron një pasqyrë sa me të kthejlltë për zhvillimin politico – shoqëror të vendit.

Nga biografia, puna, aktiviteti dhe të arriturat e tij në të gjitha fushat, ndër të tjera veçojmë: Dorentina Asani Havziji u lind me 14 Gusht 1989 në Tetove jeton në f.Debresh të Gostivarit, shkollën fillore e kreu në Bogovinë, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin e Tetoves “Kiril Pejcinoviq”. Fakultetin e Shkencave Politike e kreu pranë Univerzitetit të Evropës Juglinore në Tetove ku gjatë viteve të studimit gezoi një bursë për suksesin e saj, po aty mbaroi edhe studimet e magjistraturës. Ashtu siç u shprehën edhe anëtarët e komisionit.

Dorentina Asani Havziji është një shëmbull i një femër vizionare, padyshim mendjet e ndritura i japin botës buzëqeshjen dhe gëzimin. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 17, 2018 21:03

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE