5 mënyra për të parandaluar dobësimin e kockave

5 mënyra për të parandaluar dobësimin e kockave

Ndërsa faktorë të tillë si mosha dhe gjinia ndikojnë në shanset tuaj për t’u prekur nga osteoporoza, ka shumë ndryshime që mund të bëni në jetën tuaj për të zvogëluar këtë rrezik.

1.Ecni shpejt për 10 minuta, tri herë në ditë

Ushtrimet me pesha (ecje, vrapim) ndihmojnë në mbajtjen e kockave të forta. Mënyra ideale e të jetuarit ka nevojë për një përzierje të aktivitetit me  “këmbë në tokë” dhe rezistencë të  muskujve kur bëni ushtrime me  pesha, pompa ose not.

2.Mos pini duhan – veçanërisht kur jeni i ri

Pirja e duhanit ka një ndikim në qelizat e ndërtimit të kockave, sidomos te njerëzit më të vegjël se 30 vjeç, të cilët ende akumulojnë këto lëndë. Duhanpirësit janë në rrezik të lartë të prekjes nga osteoporoza dhe thyerjeve. Ndalimi i pirjes së duhanit ka të ngjarë të përmirësojë forcën kockore.

3.Mos u dobësoni më tepër nga sa duhet

Askush nuk është duke thënë se mbipesha do t’ju ndihmojë. Ju duhet të jeni në gjendje të bëni edhe aktivitet fizik , sigurisht, por sa më të rëndë që të  jeni, aq më shumë forcë do të vihet në kockat tuaja nëse bie. Por njerëzit me trup dhe me peshë të vogël kanë më pak masë totale të kockave. Si rezultat, humbja e sasive të vogla të peshës mund të rezultojë në kocka që thyhen shumë më lehtë.

HRT ndihmon(terapia e zëvendësimit të hormoneve)

Gratë kanë katër herë më shumë probabilitet sesa meshkujt për tu prekur nga osteoporoza, pasi nivelet e tyre të estrogjenit bien pas menopauzës. Terapia e zëvendësimit të hormoneve mund të ndihmojë në ruajtjen e eshtrave të forta dhe në parandalimin e thyerjeve nga brishtësia (fraktura që ndodhin me forcën minimale). Pasi të jeni prekur nga osteoporoza, megjithatë, ajo nuk është shumë e efektshme.

5.Informohuni mbi rrezikun

Ju jeni në rrezik më të lartë të osteoporozës nëse jeni i moshuar, femër, nënpeshë ose i palëvizshëm, Nëse keni pasur thyerje të hershme dhe nëse pini duhan, pini shumë alkool (më shumë se 30 pije në javë) ose merrni steroide për një gjendje të tillë si artriti reumatoid. Ju mund të bëni vlerësimin tuaj të rrezikut (ka një kalkulator të dobishëm të rrezikut në faqen e internetit të Universitetit të Sheffield). Në disa raste, një skanimi i densitetit të eshtrave është i dobishëm./bota.al

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Maj 11, 2018 22:51

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
23°
16°
Thu
19°
Fri
20°
Sat
21°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE