“600 milionë afrikanë nuk kanë qasje në energjinë elektrike”

“600 milionë afrikanë nuk kanë qasje në energjinë elektrike”

“Në Afrikën Subsahariane, tre nga pesë njerëz nuk kanë qasje në energji elektrike”, tha drejtori ekzekutiv Fatih Birol në hapjen e Forumit të Parë Ministror të Komisionit të Unionit Afrikan dhe IEA në kryeqytetin etiopian Addis Abeba.

Të paktën 600 milionë njerëz në Afrikë nuk kanë qasje në energjinë elektrike, bëri të ditur Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

“Në Afrikën Subsahariane, tre nga pesë njerëz nuk kanë qasje në energji elektrike”, tha drejtori ekzekutiv Fatih Birol, në hapjen e Forumit të Parë Ministror të Komisionit të Unionit Afrikan dhe IEA në kryeqytetin etiopian Addis Abeba.

Duke folur në tubimin që përfshinte zyrtarë, ekspertë dhe përfaqësues nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, ai bëri thirrje për inovacione dhe investime për të rregulluar mungesën e energjisë në rajon, për të cilën ai tha se ishte “i papranueshëm në aspektin ekonomik dhe moral”.

Birol gjithashtu vuri në dukje nevojën për të siguruar gatim të pastër ku ai tha se shkaktohen sëmundje respiratore dhe rritjen e vdekjeve nga tuberkulozi dhe AIDS.

Megjithëse, Afrika është e pasur në një gamë të gjerë burimesh energjetike duke përfshirë ato diellore, gaz natyror, vaj, qymyr dhe uranium, kontinenti është larg nga vetëmjaftueshmëria e energjisë.

Shumë vende afrikane që hezitojnë të liberalizojnë sektorët e tyre të energjisë elektrike për shkak të shqetësimeve të sigurisë energjetike, Birol për AA tha se investimet private dhe siguria nuk janë reciprokisht ekskluzive.

“Asnjë vend nuk duhet ta marrë atë (çështjen e sigurisë) si një arsyetim”, tha Birol i cili u emërua nga revista “Forbes” si një nga njerëzit më me ndikim në skenën globale të energjisë dhe e njohur nga Financial Times më 2017 si Personaliteti i Vitit i Energjisë.

Nga ana e saj, komisionerja e Energjisë dhe Infrastrukturës e Komisionit të Unionit Afrikan, Amani Abou-Zeid tha se gjithnjë e më shumë vende në Afrikë po i rishikojnë politikat e tyre për t’iu hapur sektorit privat.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2019 21:24

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA