613 kg kokainë në Durrës. Dy kompanive ju sekuestrohen mbi 1 miliardë lekë

613 kg kokainë në Durrës. Dy kompanive ju sekuestrohen mbi 1 miliardë lekë

Ekstradimi i Arbër Çekaj nga Gjermania nuk është realizuar ende, por çështja e 613 kg kokainë të sekuestruar në portin e Durrësit vijon të mbetet e nxehtë. Në burg qëndrojnë menaxheri dhe shoferi i kompanisë “Arbri Garden” shpk, por prokuroria ka hedhur një hap tjetër në kuadër të hetimeve për të zbuluar porositësit e ngarkesës me kokainë, duke vendosur sekuestron për llogaritë bankare të personave të përfshirë nga Task Forca Speciale.

Vetë Policia e Shtetit njofton vendosjen e kësaj mase sigurie në kuadër të opracionit “Forca e Ligjit”. “Në vijim të hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacionit “Last Snoë” ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk.  Vlera totale e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja), që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2018 22:58
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
17°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...