63 për qind e qytetarëve do të votojnë në referendum

63 për qind e qytetarëve do të votojnë në referendum

Fushata për referendumin rreth çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë zyrtarisht fillon me 10 shtator, por në terren ajo vetëm se ka filluar. Në rrjetet sociale ka më shumë “zhurmë” për referendumin e 30 shtatorit, kush është “për”, kush kundër dhe kush për bojkot, përcjell FLAKA.

Ditëve të fundit janë realizuar edhe anketa të ndryshme se sa do të jetë dalja në referendum dhe se si do të votojë populli, i cili duhet të vendos për ndryshim të emrit në Republika e Maqedonisë Veriore.

Popullata më e re dhe shqiptarët, sipas këtyre anketave, janë për “Po”, ndërsa popullata më e vjetër nga pala maqedone, kundërshton ndryshimin kushtetues të vendit.

Në një anketë të fundit anline e cila ende vazhdon nga Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase, 63 për qind e qytetarëve, janë shprehur se do të dalin në referendum.

Konkretisht në pyetjen: “A do të votoni në referenndumim e 30 shtatorit?”, 63 për qind janë përgjigjur me “po”, 35 për qind me “jo” dhe 2 për qind me “nuk e di”.

Nuk dihet se sa për qind nga të anketuarit do të vtojnë “pro” referendumit dhe sa kundër, duke u bazuar në këtë anketë, pasi pyetja është për dalje dhe jo për përkrahje të referendumit.

Për arritje të censusit në referendum duhen 900 mijë e një votë, ndërsa “pro”, duhet të deklarohen gjysma e këtij numri që ai të jetë i sukesshëm. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 8, 2018 20:44

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
5°
2°
Sun
0°
Mon
-2°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE