8 receta sallate

8 receta sallate

Pavarësisht dëshirës, humorit apo vaktit, kjo lloj sallate të “ndriçon” tavolinën. Bëni bashkë çdo lloj përbërësi që keni dëshirë të hani dhe mund të bëni pastën-sallatë që kishit në mend.

Ziejeni pastën derisa të jetë al dente, kullojeni, kalojeni shpejt nën ujë të ftohtë dhe shtoni pak kripë ekstra dhe piper, ndoshta dhe pak vaj ulliri apo uthull.

Orzo + patëllxhanë + djathë dhie + copa speci të kuq

Kombinojeni orzon (makarona në formë elbi) me kuba patëllxhanësh të pjekur, një dorë djathë dhie të thërrmuar dhe pak copëza speci të kuq djegës për pak shije pikante.

Pene + ullinj + speca të kuq të pjekur + majdanoz

Mbajeni pjatën shumëngjyrëshe duke përzier bashkë penet me ullinj të marinuar dhe pak vaj ulliri, copëza specash të pjekur dhe shumë majdanoz të freskët të copëtuar. Mos harroni pak uthull, kripë dhe piper të zi.

Fuzili + pesto + bishtaja jeshile + parmixhano

Një pasta me pesto klasike italiane: përzieni fuzilit me peston, bishtaja të copëtuara të ziera dhe parmixhano të grirë. Shtoni sipër pak vaj ulliri dhe përfundojeni me kripë dhe piper.

Tortelini + gjethe të vogla spinaqi+ proshutë + qepë të kuqe

Përziejini tortelinit me spinaq, copëza proshute dhe feta të holla qepe të kuqe. Më pas jepuni shije dhe aromë me pak vaj ulliri, uthull, kripë dhe piper të zi të grirë.

Orekiete + kastravecë+ kos + Za’atar

Përzieni pastat orekiete me kastravecë të grirë mirë, kos dhe shumë za’atar (përzierje erëzash). Hidhjuni dhe kripë për shije.

Spaghetti + kungull + rikota + fëstëkë

Përziejeni pastën me copa kungull të pjekur, 2 lugë me rikota kremoza dhe copa fëstëkësh. Mos harroni kripë dhe piper.

Fuzili + domate të thara në furrë+ mocarela + borzilok

Për një sallatë paste të ngjashme me atë kapreze, përziejini fuzilit me domate të ëmbla të thara në furrë dhe borzilok të grirë. Shtoni sipër vaj ulliri dhe uthull së bashku me kripë e piper.

Flutur + pesto + kos + kungulleshka

Visheni pastën me pesto dhe kos dhe copëza kungulleshkash për një pasta ekstra kremoze. Hidhni pak kripë dhe piper për shije.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 13, 2018 22:46

REKLAMA

Maqedoni
10°
2°
Sat
2°
Sun
2°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE