A do të jetë Xhaferi “fituesi” i zgjedhjeve presidenciale?

A do të jetë Xhaferi “fituesi” i zgjedhjeve presidenciale?

Sipas disa analistëve, opozita mund të vendosë të bojkotojë raundin e dytë, gjë që do ta bënte më të mundshme që të mos arrihet censusi. Në këtë rast, kryetari i Kuvendit Xhaferi do të jetë president, por ekspertët ligjorë thonë se nuk ka afate për sa kohë mund të kryejë këtë funksion, përcjell FLAKA.

Pak më shumë se një muaj para zgjedhjeve presidenciale, tre kandidatë janë të sigurtë, por mbetet e pasigurt nëse do të arrijë censusi i kërkuar prej 40% në raundin e dytë. Është pjesërisht e paqartë se si VMRO-DPMNE do të sillet në raundin e dytë të votimit, dmth nëse ata do të thërrasin për një bojkot, një opsion me të cilin censusi do të duket i paarritshëm.

Kreu i partisë Hristian Mickoski thotë se ata nuk do të bojkotojnë sepse nuk kishin arsye për ta bërë këtë, pasi kandidati i tyre Gordana Siljanovska Davkova është një person i preferuar. Por në intervistën për TV Sitel, përdori disa “nëse” si mundësi për një vendim të tillë në raundin e dytë.

Është vërejtur se jo vetëm VMRO-DPMNE, por edhe qytetarët mund të shfaqin një lloj kundërshtimi dhe revoltimi dhe të mos dalin në raundin e dytë nëse ka pasur “abuzim me të drejtën e votimit nëse ngjarjet që ndodhën në referendum, nëse abuzohet me administratën, ka përndjekje politike, presione, punësim artificial në shtetin dhe administratën lokale”.

Analisti politik Todor Pendarov mendon se mundësia e opozitës për të bojkotuar raundin e dytë është e mundshme.

“Nëse nuk ka census nuk do të ketë një president, Mickoski do të jetë një hero për një rreth më të ngushtë në parti. Se si po zhvillohen gjërat, mua më duket se fituesi i këtyre zgjedhjeve do të jetë Talat Xhaferi “, thotë Pendarov.

Nëse nuk ka census në raundin e dytë, disa gjërat janë parashikuar në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor. Neni 82 i Kushtetutës thotë se “në rast vdekjeje, dorëheqjeje, paaftësi të përhershme për të kryer funksionin ose ndërprerjen e mandatit në bazë të Kushtetutës, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, Presidenti i Republikës ushtrohet nga Kryetari i Kuvendit”. Pastaj Xhaferi do të jetë kryetar i shtetit, do të udhëheq me parlamentin, por nuk do të ketë të drejtën për të votuar si ligjvënës.

Neni 81 i Kushtetutës thekson se nëse edhe në raundin e dytë të votimit asnjë nga kandidatët nuk merr shumicën e kërkuar të votave, e tërë procedura zgjedhor përsëritet dhe pothuajse e njëjta gjë përcaktohet edhe në Kodin Zgjedhor.

Por në të dy dokumentet ligjore, nuk parashikohet saktësisht se për sa kohë zgjedhje të reja presidenciale duhet të shpallen në rast se nuk ka census. Njohësit e sistemit ligjor i referohen afateve të ndryshme. Sipas disa prej tyre, nuk ka kufizime kur zgjedhjet duhet të thirren në rast të mungesës së censusit, dhe kjo mbetet një vendim politik. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 14, 2019 20:25
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.