A do të ketë përfitime ekonomike nga Marrëveshja në Prespë?

A do të ketë përfitime ekonomike nga Marrëveshja në Prespë?

Ministri i Jashtë alternativ grek Jorgos Katrugalos në konferencën e sotme për shtyp tha se Marrëveshja e Prespës është e dobishëm për të dy vendet dhe gjithashtu do të sjellë përfitime ekonomike me ndihmën e programeve evropiane, përcjell FLAKA.

Ai thotë se ai është në nivel nacional i dobishëm për ne dhe reciprokisht i dobishëm për të dy vendet.

“Në fushën e kompetencave të mia, diplomacinë ekonomike, ne tashmë po diskutojmë se si mund të kemi programe për të mbështetur infrastrukturën dhe kufijve. Rajoni i Prespës është vërtet i bukur, nuk e kisha vizituar atë në të kaluarën. Ne po marrim parasysh urgjentisht përdorimin e kapitalit nga programi Interreg, në mënyrë që të kemi një rezultat të prekshëm, që zgjidhja të ketë rezultat në praktikë në nivel ekonomik”, tha Katrugalos.

Ai shtoi se në të ardhmen të dy vendet do të duhet të marrin në konsideratë çështjet që lidhen me anët ekonomike të Marrëveshjes, siç është rasti me prodhimet. Katrugalos, i cili është përgjegjës për diplomacinë ekonomike dhe çështjet evropiane, shprehu shpresën se me kalimin e kohës, përfitimet ekonomike për të dy vendet do të jenë të dukshme. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2018 21:36

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
7°
2°
Sun
0°
Mon
-2°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE