A do të ketë zgjedhje me 12 prill, ja si përgjigjen Bejta, Memedi dhe Zjedi

A do të ketë zgjedhje me 12 prill, ja si përgjigjen Bejta, Memedi dhe Zjedi

A do të ketë zgjedhje me 12 prill vitin e ardhshëm ose ato do të shtyhen për shkak të antarësimit në NATO për në qershor të 2020, ishte pyetja e shtruar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, përcjell FLAKA.

Remzi Memedi nënkryetar i ASH-së, tha se zgjedhjet nuk duhet të shyhen.

“Anatrësimi në NATO nuk e pengon çështjen e brendshme të vendit. Zërat nga pushteti që zgjedhjet të shtyhen e që vijnë nga Qeveria, bëhen se këta kanë fikë nga zgjedhjet e ardhshme”, tha Memedi.

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhep Zejdi tha se zgjedhjet nuk mund të shtyhen pasi ato janë dakorduar në takimin e përbashkët te presidenti.

“Zgjedhjet nuk mund të shtyhen, pasi ajo datë u dakordua nga të gjitha partitë politike gjatë takimit te presidenti”, tha Zejdi.

Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta i tha Memedit të ASH-së se partia e tij është kundër marrjes së datës për fillimin e negociatave për antarësim në BE. Bejta më tej shtoi se, ASH është ngarkuar shumë me këtë qeveri dhe se ata nuk mund të vendosin për rrugëtimin euro-atlantik të vendit.

“Nuk din çka flet, gëzohesh se nuk kemi marrë datë për negociatat, por ju nuk vendosni aspak për këtë. Qeveria aktuale ndërroi emrin, u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, i plotësoi të gjitha kërkesat e kërkuara nga shtetet anëtare të BE-së. Maqedonia për shkurt kohë merr datë”, i tha Bejta Memedit dhe shtoi, se përgjegjësia e mosmarrjes së datës është edhe i pozitës edhe opozitës.

Sipas Bejtës, nëse bëhet ratifikimi i antarësimit në NATO nga parlamenti i Spanjës dhe pastaj në Kuvendin tonë, zgjedhjet nuk shtyhen. E kundërta, tha ai, zgjedhjet mund të shtyhen.

“Ne nuk manipulojmë dhe nuk luajmë me fatin e qytetarëve tanë si parti politike. Bëjmë analiza dhe nëse bëhet pengesë antarësimi në NATO i vendit, zgjedhjet duhet të shtyhen dhe të shkojmë në zgjedhje pastaj me flamurin e NATO-s”, tha Bejta.

Memedi dhe Zjedi thanë se antarësimi në NATO nuk pengohet nga zgjedhjet e prillit. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 7, 2019 21:30

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA