A do të ndikojë Brexit në ekonominë e vendit?

A do të ndikojë Brexit në ekonominë e vendit?

Qeveria sot diskutoi informacionin mbi ndikimin e Brexit në ekonominë e Maqedonisë së Veriut. Është përgjegjësi e Ministrisë së Ekonomisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë Doganore të paraqesë një projekt-vendim për futjen e masave autonome me aplikim të kushtëzuar nga 30 marsi i këtij viti, për këtë çështje, përcjell FLAKA.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Ekonomisë gjithashtu janë të detyruar t’i paraqesin Qeverisë informacione mbi trajtimin e mallrave nga Maqedonia, kur të eksportohen në Mbretërinë e Bashkuar në rastin e “Brexit të vështirë” dhe për të gjetur vendime të importit pa detyrime doganore për produktet me prejardhje nga Maqedonia. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 12, 2019 20:53

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.