A duhet të rruhet regjioni pubik gjatë shtatzënisë?

A duhet të rruhet regjioni pubik gjatë shtatzënisë?

A paraqet rrezik rruajtja e regjionit pubik gjatë shtatzënisë?

Ditët e fundit para lindjes janë të sikletshme. Mund të keni emocione të përziera… aq sa jeni pa masë e lumtur që do të bëheni nënë, po aq mund ta keni ndjenjën e frikës dhe pasigurisë për lindjen si një përvojë e re në jetën tuaj. Por, kur e mendoni që në spital do të jeni në kontakt me persona që as që i njihni dhe që gjatë ekzaminimeve do t’iu shohin edhe pjesët intime, ky stres mund të bëhet akoma më i madh.

Lidhur me rrojën shumë shtatzëna janë në konfuzion, sepse dikush iu thotë se duhet të rruhet regjioni pubik, kurse dikush tjetër iu thotë jo, pasi që paraqet rrezik.

Përpara, ka qenë rutinë që secilës grua që ka ardhur në spital i është bërë rruajtja e regjionit pubik.

A duhet të rruhet regjioni pubik te shtatzënat?

Sot, kjo praktikë nuk rekomandohet! Një shtatzënë nuk është mirë që të rruhet ose depilohet 7 ditë përpara datës së lindjes, qoftë lindje vagjinale apo me operacion.

Rruarja e bën më të mundshëm infeksionin përmes çarjeve të lëkurëz ku mund të depërtojnë bakteret.

POR, për cilindo veprim jeni ju që vendosni. Paraprakisht, duhet t’i dini argumentet “për” dhe ato “kundër” rruajtjes, përpara se të vendosni se çfarë të bëni.

Cilat janë përparësitë e rruajtjes:

• Regjioni pubik është vend ideal për rritjen e mikrobeve, prandaj duke mos pasur qime, kjo pjesë e trupit do të jetë më e pastër.
• E pengon kalimin e infeksionit te bebja, pasi që bakteret mund të qëndrojnë midis qimeve.
• Do të keni më pak djersitje dhe higjienë më të madhe nëse regjioni pubik është i rruar.
• Nëse pas lindjes do të ketë nevojë për qepje, kjo mund ta vështirësojë procedurën.
• Pas lindjes gjaku që rrjedh nga mitra mund të ngjitet për qime dhe do të lahet më me shumë vështirësi.

Cilat janë rreziqet e rruajtjes:

• Nëse rruarja nuk bëhet në mënyrë higjienike, mund të shkaktohet infeksioni. Pajisjet duhet të jenë sterile ose njëpërdorimshme.
• Kur qimet fillojnë të rriten kjo shkakton diskomfort dhe kruarje.
• Ndonjëherë qimja mund të “mbillet” nën lëkurë. Ajo rritet, por nuk del mbi lëkurë duke shkaktuar puçrra të dhimbshme.
• Një problem praktik për rruarjen është se ju e keni të vështirë ta bëni këtë procedurë vetë, pasi që ju pengon barku i rritur.

Nëse nuk jeni në dilemë dhe nuk mund të vendosni, diskutoni këtë me mjekun tuaj. Bisedoni edhe me shoqet e juaja dhe merrni edhe përvojat e tyre.

Kur i dini argumentet e sipërshënuara dhe kur e merrni edhe përvojën e të tjerëve, mund ta keni më lehtë që të vendosni.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 25, 2018 11:42

ARKIVI I LAJMEVE