A është VMRO-DPMNE ende hije e Nikolla Gruevskit?

A është VMRO-DPMNE ende hije e Nikolla Gruevskit?

VMRO-DPMNE-ja ende nuk mund të shpëtoj nga Nikolla Gruevski. Partia tani është shumë më e ndarë pasi që është në krye Mickoski, vlerëson Gojko Jakovlevski në një intervistë për emisionin e ri “Trilling” që transmetohet në Tv24, përcjell FLAKA.

“Është fakt se Mickoski erdhi në krye të partisë me aminin e Gruevskit. Pastaj u mbajtë zgjedhja formale e ku ai ishte kandidatë i vetëm. Prandaj, ai nuk mund aq lehtë dhe thjeshtë ta ndërrojë idenë e partisë. Ai vazhdon me ndryshime minimale dhe ai thotë se nuk është ashtu, por ajo shihet dhe ndjehet se ai nuk mund të çlirohet totalisht nga Gruevski”, thotë Jakovslevski.

Ai shton më tej se në VMRO-DPMNE ka kërçarje.

“Partia nuk është më kompakte sikurse në kohën e Nikolla Gruevskit. Ajo diktaturë është zvogëluar, ka reforma dhe reformatorë, kritikë. Partia tenton ta gjejë vendin e vet në shoqëri, por kjo nuk është aq e thjeshtë”, tha më tej Jakovelevski.

Se a mund të priten reforma thelbësore tani, kur pasi ish lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dha dorëheqje nga drejtimi i partisë, e nga ajo kohë kanë kaluar më shumë se dy vite, e cila ka qeverisur në Maqedoni nga viti 2003 e deri ne qershor të 2017-tës, njohësit e çështjeve politike shprehen skeptik lidhur me këto reforma të paralajmëruara.

Ndryshe, Gruevski, i cili ka erdhi në krye të partisë në vitin 2003, paraqiti dorëheqje të parevokueshme në Komitetin Drejtues të partisë, për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale të muajit tetor.

Me fillimin e publikimit të “bombave”, Gruevski që kishte në duar pushtetin absolut, duke përfshirë edhe gjykatat, filloi ta humb fuqinë nga shkurti i vitit 2015, kur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dëshmonte me biseda të përgjuara krimin e pushtetit të VMRO-DPMNE-së. Gruevski fillimisht “nuk lëshoi pe”, ndërkaq nëpërmjet makinerisë propagandistike në media, ai u shpalli luftë faktorëve ndërkomëbtare duke i akuzuar ata se i kanë ngritur “kurth”.

3 muaj pas fillimit të publikimit të “bombave” ndodhi incidenti i Goshincë, ndërkaq menjëherë më pas edhe konflikti i armatosur mes Grupit të Kumanovës dhe forcave të Maqedonisë, ku si pasojë u vranë 8 polic dhe 10 pjesëtarë të grupit. Këto dy raste, në opinion shquhen si të inskenuara nga shërbimet sekrete të cilat kanë pasur për qëllim që të humbin vëmendjen nga publikimi i “bombave”, prej të cilave dilnin afera korruptive nga pushteti i atëherhshëm i Gruevksit. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 19, 2019 20:24

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA