A komplikohet marrëdhënia Shkup – Athinë?

A komplikohet marrëdhënia Shkup – Athinë?

Përmes rrjedhës evropiane të Maqedonisë së Veriut do të mundohemi ta bindim palën tjetër të pranohet tërësisht se emri i qytetarëve të vendit është “qytetar i Maqedonisë së Veriut”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, duke folur për radion greke “Real fm”, duke dhënë shembull në lidhje me atë se çka mund të bëjnë në të ardhmen për pikat e Marrëveshjes së Prespës, për të cilat ato nuk pajtohen, përcjell FLAKA.

Dendias në intervistë edhe njëherë hodhi poshtë çfarëdo lloj mundësie për ndryshim të Marrëveshjes së Prespës, duke thënë se “Greqia ka obligime konvencionale ndaj Maqedonisë së Veriut të cilat duhet t’i plotësojë”, por sqaroi se çka mund të bëhet në të ardhmen.

Për anëtarët sa i përket gjuhës dhe identitetit, që partia qeveritare greke i konsideron si kontestuese, shefi i diplomacisë greke thotë se e kishte mundësinë ai, si ministër i Punëve të Jashtme të Demokracisë së Re, t’i udhëheq negociatat do t’i ndërronte dy pikat konkrete së bashku edhe me një tjetër, siç tha, ” mundësinë personi juridik nga e drejta private ta shfrytëzojë emrin maqedonas pa ndërprerje”.

“Këto tre punë do të dëshiroja, të kisha mundësi t’i ndërroj. Por, tani janë këtu. Çka mund të bëj? Atë që mund ta bëjmë si vend është përmes korrnizës së rrjedhës evropiane të Maqedonisë së Veriut, ta bindin palën tjetër pasiqë këto punë duhet të shfrytëzohen në mënyrë konkrete dhe vetëm në atë mënyrë. Për shembull: nga ana tjetër tërësisht të pranohet se emri i qytetarit të vendit është “qytetar i Maqedonisë së Veriut”. Por, ky është proces i zbatimit që kalon përmes perspektivës evropiane të fqiut, të Maqedonisë së Veriut. Do të mundohemi ta bëjmë atë, por nëse ju them se mund ta ndërroj marrëveshjen në tërësi, ose t’i ndërroj në tërësi këto dy nene, nuk do t’ua them të vërtetën, pasiqë njëherë është nënshkruar dhe ratifikuar”, tha Dendias.

Ndërkohë, Marrëveshja e Prespës vazhdon të cilësohet e dëmshme nga kryeministri grek, Kiriakos Micotakis.

Një qëndrim të tillë ai e shprehu edhe në fjalimin e tij në hapjen e Panairit Ndërkombëtarë në Selanik, ku theksoi se gjatë të gjitha takimeve të tij ndërkombëtare e ka përsëritur të njëjtin qëndrim.

Por, ai ka theksuar se pasi marrëveshja është ratifikuar nga Parlamenti grek, ajo nuk mund të ndryshohet. Në konferencën e cila zgjati mbi dy orë e gjysmë, Micotakis iu përgjigj mbi 50 pyetjeve, ndërsa foli edhe për një takim të mundshëm me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për të cilin tha se nuk është paraparë një gjë e tillë, por është e qartë se një ditë do të ndodhë.

“E kam thënë se nëse marrëveshja votohet dhe ratifikohet, atëherë është shumë e vështirë të ndryshohet. Vet marrëveshja nuk parasheh proces të ndryshimit, por vetëm kontroll gjatë implementimit të saj. Jeni të sigurt, do të jemi shumë të ashpër në lidhje me implementimin e marrëveshjes të cilën e konsiderojmë të dëmshme, por gjetëm para nesh, pra ne vetëm e trashëguam atë”,- tha kryeministri i Greqisë, Kiriakos Micotakis.

Opozita në Greqi me kritika: Micotakis në praktikë e pranon marrëveshjen

Deklaratat e kryeministrit grek kanë shkaktuar edhe reagime të ashpra në vendin fqinj, sidomos nga ana partive opozitare.

Nga SIRIZA thonë se është e habitshme se si Micotakis nga fjalimi i gjerë prej rreth 7.000 fjalësh nuk gjeti asnjë fjalë të thotë për çështjen maqedonase në panair, ndërsa nga një kundërshtues i marrëveshjes ai në praktikë e pranon nevojën e respektimit të Marrëveshjes së Prespës.

Nga partia MERA25, e ish ministrit të financave të Greqisë, Janis Varufakis, theksojnë se heshtja me të vërtetë habit nëse merret parasysh pasioni patriotik me të cilën Demokracia e Re para zgjedhjeve ishte në luftë gjithëpërfshirëse kundër marrëveshjes.

Edhe nga partia Zgjidhja e Grekëve e orientuar si parti djathtiste, kritikuan Micotakisin se bën vetëm lojëra fjalësh, pasi e ka dhënë Maqedoninë vetëm për postin e kryeministrit. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 9, 2019 20:28

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...