AAK mbledh Kryesinë, në fokus zgjedhjet e brendshme dhe ndryshimet statutare

AAK mbledh Kryesinë, në fokus zgjedhjet e brendshme dhe ndryshimet statutare

AAK ka mbajtur sonte mbledhjen e Kryesisë.

Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka thënë se çështjet kryesore për të cilat është diskutuar kanë qenë zgjedhjet e brendshme dhe ndryshimet statutare.

“Në vazhdën e procesit të reformave partiake, sonte u mbajt mbledhja e radhës e Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Fokus i diskutimit ishin përgatitjet për zgjedhjet e brendshme si dhe ndryshimet statutare”, ka thënë Haradinaj përmes Facebook.

“Aleanca ka nisë procesin e draftimit të Statutit me ndryshimet konform me reformën, përmes së cilës synohet konsolidimi i mëtejmë i partisë, si një promotore e politikave të qendrës së djathtë në vend”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 20 Nëntor, 2019 20:43

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.