Abia i Alternativës e mbështet Hekuran Dukën

Abia i Alternativës e mbështet Hekuran Dukën

Adnan Ismaili i cili njihet në opinion si Abia sot ka qëndruar në Dibër për të mbështetur kandidatin e BDI-së, Hekuran Dukën.

Ismaili thuhet se ka qenë edhe themelues i Lëvizjes BESA dhe tash i partisë Alternativa ku kryetar është Afrim Gashi.

Abia gjithashtu është edhe profesor në UT dhe ka shumë ndikim të madh pasi ka ndihmuar shumë organizata humanitare. Ndryshe Hekuran Duka të diellën do të përballet me Agollin e ASH-së./TS/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 18, 2019 23:13

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.