Acari përfshinë Evropën, 13 persona të vdekur

Acari përfshinë Evropën, 13 persona të vdekur

Vala e të ftohtit që ka përfshirë Evropën ka shkaktuar vdekjen e 13 njerëzve shumica e tyre të zënë nga ortekët në zonat malore.

Qindra njerëz janë bllokuar në zona malore dhe shumë fluturime janë vonuar ose anuluar për shkak të erërave të forta.

Në Norvegji, përpjekjet për të gjetur tre skijator që i zuri orteku, janë ndalur për shkak të borës së madhe.

Policia rumune të martën gjeti trupin e një personi në një parking të qytetit jugor të Sllatinës, pasi gruaja e tij njoftoi se ai nuk u kthye në shtëpi nga puna një ditë më parë. Temperatura në Rumani ka rënë në minus 24 gradë celsius.

Në pjesën jugore dhe lindore të Gjermanisë njerëzit janë duke u përgatitur për më shumë borë, ndërsa qyteti verior i banorëve të Hamburgut është duke u përgatitur për një valë të baticës së shkaktuara nga goditjet e erës, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 9, 2019 11:34
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.