Ademi-Goldstajn: OSBE edhe më tej mbetet partner strategjik i shtetit

Ademi-Goldstajn: OSBE edhe më tej mbetet partner strategjik i shtetit

Gjendja aktuale në sferën e arsimit në Republikën e Maqedonisë dhe prioritetet në të cilat do të fokusohet puna e Ministrisë në periudhën e ardhshme, ishin tema për të cilat biseduan ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, dhe ushtruesi i detyrës Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, Xhef Goldstajn.

Ministri Ademi, siç kumtoi MASH, gjatë këtij takimi ka informuar për përmbajtjen e Strategjisë për zhvillimin e arsimit dhe reformat aktuale që realizohen në sferën e arsimit fillor dhe të mesëm, si dhe ka theksuar faktin se është veçanërisht i rëndësishëm edhe angazhimi për të ndërtuar një mjedis të sigurt dhe harmonik shkollor, kurse mbështetja që në këtë segment e ofron OSBE-ja është në nivel jashtëzakonisht të lartë dhe kontribuon në arritjen e aktiviteteve të planifikuara dhe arritjen e pritjeve.

Ademi me këtë rast ka shtuar se zhvillimi i arsimit të integruar, respektivisht ndërtimi i bashkëjetesës në shkolla dhe zbatimi i aktiviteteve parandaluese me qëllim parandalimin e çdo lloj dhune midis nxënësve, do të jetë një nga prioritetet gjatë mandatit të tij, pasi kjo është veçanërisht e rëndësishme në shoqëritë multietnike dhe multikulturore, siç është shoqëria e jonë.

Ushtruesi i detyrës shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, Xhef Goldstajn e ka uruar ministrin Ademi për marrjen e postit, duke theksuar se organizatën të cilën ai e përfaqëson mbetet partnere strategjike e Republikës së Maqedonisë jo vetëm në proceset për rritjen e arsimit të integruar, por edhe në të gjitha segmentet dhe sferat e tjera arsimore.

Përndryshe, me mbështetjen e OSBE-së në Maqedoni, janë zbatuar projekte të shumta që inkurajojnë tolerancën ndëretnike, ndërveprimin dhe mirëkuptimin, siç është projekti “Ndërtojmë ura” dhe “Shkolla të sigurta – ambient i harmonizuar”, si dhe aktivitete për avancimin e infrastrukturës arsimore.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 14, 2018 19:50
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
10°
19°
Thu
19°
Fri
19°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE