Ademi: kërkesat e studentëve kanë bazë ligjore

Ademi: kërkesat e studentëve kanë bazë ligjore

Studentët shqiptar ditë më parë protestuan në Tetovë, duke paraqitur disa kërkesa në adresë të Qeverisë, Ministrisë së arsimit dhe vetë universiteteve.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi tha se deri në këto momente në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nuk kanë arritur në mënyrë zyrtare kërkesat e studentëve. Megjithatë u shpreh i gatshëm ti ndihmoj ata për të arritur qëllimin edhe pse vlerëson se një pjesë e madhe e kërkesave të tyre janë të përfshira në ligjin e ri për arsimin e lartë të miratuar këtij viti.

Ademi premton angazhim më të madh për implementimin e ligjit në praktik. Ai njëherit ka folur edhe për të arriturat në 2018 dhe për angazhimin e tij të mëtejshëm në 2019.

“Në bazë të asaj të cilën unë e kam parë edhe pse në rrugën jo zyrtare, kanë bazën e vetë ligjore dhe parashihen në vetë ligjin për arsimin e lartë, por dhe në dispozitat tjera juridike ligjore. Unë mendoj se mënyra më e mirë për të kultivuar një frymë bashkëpunimit dhe respektimit të atyre dispozitave ligjore, është diskutimi, veprime por dhe denoncimi i pa rregullsive të caktuara ligjore. BLIC Të gjitha universitet të gjitha institucionet të arsimit të lartë përfshirë këtu dhe angazhimin e ministrisë së arsimit kanë hapësirë të përmirësojnë cilësinë. Unë besoj se me partneritet të plotë me institucionet e arsimit të lartë duke qenë maksimalisht të fokusuar që në mënyrë konsekuente zbatojnë ligjin për arsimin e lartë për të arritur standarde më të larta në arsim” – tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 30, 2018 22:34
Loading...

PUBLICITET