Ademi për vizitë në Gjermani

Ademi për vizitë në Gjermani

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, me ftesë të Fondacionit Friedrih Ebert Stiftung, nga nesër është për vizitë dyditore në qytetin e Hamburgut, Republika Federale e Gjermanisë.

Gjatë vizitës siç njofton Kabineti i ministrit i angazhuar për diasporën, Ademi si pjesë e delegacionit, do të takohet me Knut Flekenshtjan, deputet në Parlamentin Evropian, si dhe do të vizitojë më shumë kompani në Hamburg, për t’u njohur me inovacionet teknologjike në menaxhimin e qytetit dhe mundësitë për bashkëpunim midis shtetit të Hamburgut dhe Republikës së Maqedonisë në fushën e ekonomisë dhe investimeve. Delegacioni nga Republika e Maqedonisë do të takohet me përfaqësuesit e diasporës me prejardhje nga Republika e Maqedonisë në qytetin e Hamburgut.

Fondacioni Friedrih Ebert Stiftung do të sigurojë edhe kontakte midis institucioneve shtetërore dhe lokale nga Maqedonia, si dhe komunave të Shkupit, Koçanit dhe Gazi Babës me qytetin e Hamburgut.

Në delegacionin e Republikës së Maqedonisë do të marrë pjesë ministri i Financave i Republikës së Maqedonisë, Dragan Tevcdovski, kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, kryetari i Komunës së Koçanit, Nikollço Iliev dhe përfaqësues të tjerë të Qytetit të Shkupit dhe Fondacioni, i cili organizon këtë vizitë. 

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Qershor 13, 2018 15:16

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
16°
12°
Sat
13°
Sun
12°
Mon
14°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE