Administrata e shtetit zvogëlohet për 20 mijë persona

Administrata e shtetit zvogëlohet për 20 mijë persona

Kryeministri Zoran Zaev në lidhje me konkurset për punësime në institucionet shtetërore sot deklaroi që gjithmonë kah fundi i vitit ka pranim dhe transformime të marrëdhënieve të punës dhe që shpesh plotësohen vendet e zbrazëta të punës.

“Çdo vit, kah fundi i vitit ka pranime dhe transformime të marrëdhënieve të punës. Fundi i vitit është mundësi për të gjithë që kanë kaluar tetë muaj apo nëntë muaj praktikë që të mund të përparojnë, të marrin vendime për punësim të përhershëm dhe të ngjashme si dhe fundi i vitit gjithashtu e bën edhe balancin buxhetor për të gjithë ata që kanë shkuar në pension. Nuk ka  diçmë shumë, nuk ka më pak nga ajo që ka ekzistuar ndër vite pa dallim se a do të ketë zgjedhje apo jo plotësohen vendet e zbrazëta. E dini që administrata nga 165 mijë është zvogëluar në më pak se 140 mijë. Vazhdojmë me këtë trend për shkak që i gjithë racionalizimi dhe nevoja në sektorin privat është më e theksuar dhe besojmë që kjo është e mirë për shtetin”, deklaroi Zaev.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Zaev theksoi që reforma në administratën publike po zhvillohet nën monitoring të zgjuar të delegacionit të Bashkimit Evropian.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Nëntor, 2019 14:29

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.