Agim Nuhiu dhuroi gjak në Ambasadën Amerikane | FOTO

Agim Nuhiu dhuroi gjak në Ambasadën Amerikane | FOTO

Edhe zv.ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, ka dhuruar gjak në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, transmeton FLAKA.

“Në aksionin për dhurimin vullnetarë të gjakut në Ambasadën e SHBA-së në Maqedoni! Jeta e njerëzve nuk ka ekujvalencë”, shkruan Nuhiu në profiling e tij në Facebook.

Për të përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, tanimë 9 vite me radhë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit dhe Institutin për Transfuziologji, organizoi Ditën Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit, pjesë e të cilës janë aksioni për dhurimin e gjakut, grumbullimi i produkteve ushqimore dhe veshmbathjeve.

Në vitin 2009, përmes ligjit dypartiak federal, Kongresi i SHBA-ve shpalli 11 shtatorin Ditë Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit. FLAKA

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 13, 2017 23:17

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°