Agjencia për ushqime zbulon produkte me OMG

Agjencia për ushqime zbulon produkte me OMG

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka gjetur dy prodhime të importuara me organizma të modifikuara gjenetikisht. Njëri është oriz koçani për të cilin konfirmohet prejardhja e farës, ndërsa prodhimi tjetër është bërxolla soje nga kompania Vitalija, të importuara nga Serbia. Drejtori I Agjencisë, Zoran Atanasov tha se prodhimet gjenden nën mbikëqyrje zyrtare dhe pritet shkatërrimi I tyre ndërsa operatorët dhe përgjegjësit e kompanisë janë gjobitur.

“Operatorët janë sanksionuar me gjobë prej 5 mijë euro ndërsa personi përgjegjës në kompani me gjobë prej 1.700 euro. Për prodhimet e “Vitalia” pritet një super analizë për shkak se operatorët në bazë të Ligjit mund të kërkojnë testime shtesë. Qytetarët nuk mund ta dallojnë se cili ushqim është me OMG nëse e njëjta nuk deklarohet në përmbajtjen e prodhimit”- deklaroi Zoran Atanasov, drejtor i Agjencisë për ushqim dhe veterinari.

Pas akuzave të Agjencisë në fjalë, kanë reaguar nga kompania “Vitalia” duke sqaruar se produktet e tyre janë prodhuar në pajtueshmëri me standardet dhe rregullativën evropiane për cilësi. Më tej në reagim thuhet se është në rrjedhë super analiza e cila do të vërtetojë nëse ka lëshime nga rregullorja maqedonase e cila është në proces të harmonizimit me atë të BE-së. (Alsat-M)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 9, 2018 19:18
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
10°
19°
Fri
17°
Sat
13°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE