Ahmeti: Publikuesit e përgjimeve janë trashigimtarë të UDB-së

Ahmeti: Publikuesit e përgjimeve janë trashigimtarë të UDB-së

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke komentuar bisedat e përgjuara ndaj funksionarëve të lartë të BDI-së të publikuara nga profili El Cheka në Fb, tha se pas këtyre përgjimeve qëndron vetë UDB, përcjell FLAKA.

Ahmeti, sonte nga Saraji i Shkupit tha se nuk i dëgjon përgjimet ilegale të publikuara së fundmi, pasi ato janë biseda private.

“Nuk i dëgjoj pasi ato janë biseda private dhe familjare”.

Ai shtroi pyetjen pse nuk ka biseda private për antarët e VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së!

“Pse nuk ka biseda private për antarët e VMRO-DPMNE-së dhe për antarët e LSDM-së. A vetëm BDI ka biseduar për tema private, ku janë bisedat tjera. Unë mendoj se ky milet nuk ha barë, dhe bën krahasime, pyet a vetëm të BDI-së paskan folur. Të tjerët mos kanë qenë engjuj”, tha Ahmeti.

I gjithë procesi me përgjimet, shtoi Ahmeti ka devalvuar s% bashku me rastin e mbrëmshëm që ndodhi, duke aluduar te arrestet për zhavtje.

“Ne me kohë ua kemi tërhqeur vërejtjen. Ne nuk duam drejtësi selektive , ne duam drejtësia të ndhaet për të gjithë njësoj”, tha më tej Ahmeti.

Ahmeti tha se BDI kërkon sudnim të ligjit, vetting dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit të bëhet për të gjithë njësoj.

“Sepse krimi dhe korrupsioni nuk kanë identitet kombëtar, të gjithë kriminelët i bashkon një ide – krimi. Hajde të bëhemi bashkë kundër së keqes dhe në këtë fornt ne i kemi thirë të gjithë qytetarët e RMV-së , partitë, LSDM, VMRO dhe jemi në një fornt. Ne na kanë partnerë në çdo kohë, në luftë kundër së keqes”, ishte porosia e Ahmetit.

Mesazhi i tij ishte se BDI-në front për veprimtari diversive nuk do ta ketë, askush partner.

Ne kemi kërkuar hetim, shtoi Ahmeti për çdo veprimtari tonën nga viti 2002 e deri më sot, dhe pyeti pse këtë nuk e bëjnë edhe të tjerët.

“Ne nuk duam të tjerëve t’ua kthejmë me të njejtën monedhë, por ua bëj me dije, nga ky Kuvend i parë zgjedhor i BDI-së para Kongersit dhe kuvendeve tjera, se me këtë mbarësi edhe do të vazhdojmë, por oponetët politik le të heqin dorë nga shpifjet dhe nga këto shpërndarje që ato i bëjnë. Kështu nuk fitojnë asgjë, pasi ato janë vetëm servis në duart e policisë politike me agjendë mirë të përpunuar anti-shqiptare në këto hapësira, si në Maqedoni e rajon. Shpërndarësit janë viktimë janë viktim në lojën e ndyer të policisë politike trashigimtare UDB-së”, tha Ahmeti. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 16, 2019 21:43

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.