Ajri, nesër “me biçikletë në punë”

Ajri, nesër “me biçikletë në punë”

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Karposhit mbështesin dhe bashkohen me iniciativën e Shoqatës Joformale “ Me biçikletë” dhe ftojnë qytetarët që të bashkohen në shënimin e Ditës Ndërkombëtare “Në dimër, me biçikletë në punë” (Winter Bike to Work Day).

Kjo është iniciativë globale që synon rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë dhe përfitimet e përdorimit të biçikletës si një mjet transporti për të shkuar në punë dhe në shkollë gjatë tërë vitit kalendarik.

Ky aksion është një mundësi e mirë që qytetarët të njohin problemet me të cilat ballafaqohen personat që përdorin biçikletën. Mungesa e shtigjeve të biçikletave dhe sinjalizimi i duhur është realitet në shumë komuna.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 8, 2018 15:51
Loading...

Gostivar
19°
16°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE