Ajsbergu sa Manhatani shkëputet nga akullnaja (FOTO)

Ajsbergu sa Manhatani shkëputet nga akullnaja (FOTO)

Momenti kur një ajsberg gjigand me gjatësi 6 km shkëputet në Grenlandë, duke lëshuar pjesë të mëdha të akullit në det, u kap në kamera nga një ekip shkencëtarësh.

Denise Holland, nga Universiteti i Nju Jorkut, filmoi gërmadhën Helheim të fragmentuar më 22 qershor, ndërsa hulumtonte shkaqet e rritjes së nivelit të deteve në mbarë botën.

Video e fenomenit të rrallë, e njohur edhe si pjellje (thyerja e blloqeve të mëdha të akullit nga një akullnajë), u realizua në vetëm 90 sekonda.

“Rritja globale e nivelit të detit është e pamohueshme. Duke parë se si ajo shpaloset, ne mund të kuptojmë domethënien e saj që të lë pa frymë”, tha udhëheqësi i ekipit hulumtues David Holland.

Ekipi ka matur një zonë 6 km në mes të Manhattan, NYC, për të ilustruar madhësinë monumentale të ajsbergut. Shkëputja e ajsbergut pritet të bëhet një dukuri shumë më e shpeshtë, pasi rritja e temperaturës globale vazhdon të shkrijë kapakët e akullit.

Fenomene të tilla mund të sjellin një rritje prej 10 cm në nivelin e detit – të mjaftueshme për të tronditur zona bregdetare anembanë globit, përfshirë Neë York City, sipas studiuesve.

 

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Korrik 12, 2018 10:41

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
7°
2°
Sun
0°
Mon
-2°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE