Aksident i rëndë në Tetovë. Këto janë pasojat

Dje në ora 14 e 20 minuta në rrugën “Ivo lola Ribar” para udhëkryqit me rrugën e “Potokut” në Tetovës, motoçikleta e tipit Kavasaki, pa regjistrim, e drejtuar nga personi F.H. (24) nga fshati Selcë, ka fluturuar nga rruga dhe është përplasur në mbrojtëset metalike.

Sipas policisë, nga aksidenti lëndime trupore ka marur, bashkëudhëtarja D.H. (18) nga fshati Sllatinë, ajo me veturë tjetër është dërguar në Spitalin klinik në Tetovë ku është ndaluar për mjekim të mëtutjeshëm.

Hetimet në vendin e ngjarjes i ka kryer ekipi i SPB Tetovë, thuhet në kumtesën e policisë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 9, 2018 19:26

Publicitet


Moti sot
14°
24°
Sun
24°
Mon
23°
Tue
23°
Wed