Aksidenti i Arben Ahmetaj, Top Channel raporton për vizitën e Agim Nuhiut

Aksidenti i Arben Ahmetaj, Top Channel raporton për vizitën e Agim Nuhiut

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj u përfshi pasditen e së dielës në një aksident automobilistik në afërsi të Kumanovës në Maqedoni.

Furoistrada me të cilën udhëtonte Ahmetaj u përplas me një autobus që vinte nga Zvicra dhe me një tjetër autoveturë.

Policia maqedonase që shkoi në vendngjarje e ka transportuar ish-ministrin shqiptar në spital. Ahmetaj ka marrë disa lëndime të lehta dhe është jashtë rrezikut.

Ai u vizitua në spital edhe nga zëvendësministri i Brendshëm maqedonas, Agim Nuhiu, i cili konfirmoi se si ish-ministri Ahmetaj ashtu edhe 14 të plagosurit e tjerë në këtë aksident ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

/ Top Channel

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=359738

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 17, 2017 08:58

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°