Aksidentohet ish ministri i Financave i Shqipërisë Arben Ahmetaj, u vizitua nga zv/ministri Nuhiu

Aksidentohet ish ministri i Financave i Shqipërisë Arben Ahmetaj, u vizitua nga zv/ministri Nuhiu

Në një aksient të ndodhur sot në afërsi të qytetit të Kumanovës  ish ministri i Financave i Republikës së  Shqipërisë Arben Ahmetaj iu shmang pasojave dhe lëndimeve të rënda trupore nga një aksident automobilistik, transmeton Flaka

Bëhet e ditur se edhe personat e tjerë të aksidentuar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërkaq të lënduarit i ka vizituar sot në spitalin e qytetit në Kumanovë, edhe zv/ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu i cili uroj shërim të shpejtë për të gjithë të aksidentuarit duke shprehur gatishmërinë e ministrisë për të ndihmuar në të gjitha drejtimet. Ndryshe ish ministri Ahmetaj mbeti i lënduar pas një aksidenti me një autobus dhe një veturë tjetër. Aksidenti ndodhi sot rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kiftare Tabanoc – Kumanovë në krahun që përfshin rrugën magjistrale Kumanovës dhe Kriva Pallankës, në mes të autobusit dhe dy automjeteve të pasagjerëve, njëri prej të cilëve Range Rover me targa të Shqipërisë në të cilën  e drejtonte  ish ministri Financave të Shqipërisë, i cili ka goditur një automjet tjetër. /FLAKA/

Albin Gora
nga Albin Gora Korrik 16, 2017 20:31

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°