Aksioni ‘Krejt për Nevriun’, mbyllet të premten. T’a ndihmojmë të riun me aq sa kemi mundësi

Aksioni ‘Krejt për Nevriun’, mbyllet të premten. T’a ndihmojmë të riun me aq sa kemi mundësi

Aksioni i cili u ndërmor para disa ditësh nën moton ‘Krejt për Nevriun’ është duke ecur me sukses, përcjell FLAKA.

Donatorë të shumtë kanë shprehur dëshirën për ta ndihmuar gazetarin Nevrij Ademi që të bëj operacionin për Obezitet morbid të shkallës së 3-të në Turqi.

Iniciatorët e këtij aktiviteti duan të njoftojnë se tani më është caktuar termin në Spitalin Vega të Turqisë.

“Gjithashtu njoftojm të gjithë donatorët që kanë vendosur të kontribojnë për Nevrijun, inciativa do të zgjas deri të premten ku edhe do të përmbyllet. Aksionin të premten do ta përmbyll Gazetari Nevrij Ademi me status në profilin e tji zyrtar në Facebook”, thuhet në njoftimin e inicativës së ngritur për të ndihmuar Nevrijun.

Ndryshe, në dokumentin zyrtarë të spitalit ku Neviju duhet të operohet, pohojnë se është caktuar data për kontrollin ndaj gazetarit nga fshati Kalishtë i Komunës së Vrapçishtit, dhe thuhet se “Pas kontrollit me 16.11.2018, do të merren masa për vazhdim të mëtejmë të rastit dhe caktimit të operacionit”. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2018 20:24

REKLAMA

Maqedoni
1°
1°
Sat
3°
Sun
-1°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE