Aktori turk mesazh prekës për të gjithë shqiptarët: Dhimbjen që ndjeni ju sot ne e kuptojmë shumë mirë

Aktori turk mesazh prekës për të gjithë shqiptarët: Dhimbjen që ndjeni ju sot ne e kuptojmë shumë mirë

Aktori i famëshm turk i shumë serialeve të suksesshme,Tolgahan Sayisman dhe bashkëshorti i Almeda Abazit ka shprehur ngushëllimin e tij për shqiptarët pas tragjedisë që preku vendin tonë. Ai ka bërë një postim në rrjetin e tij social “Instagram”, ku shpreh keqardhjen e madhe. Aktori tregon se edhe ai e ka përjetuar një situatë të tillë në vitin 1999 kur Turqia u prek nga një tërmet të fuqishëm 7.4 ballë.

“Në vitin 1999 ne jetuam një tërmet shumë të rënde 7.4 ballë ku humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, prandaj dhimbjen qe ndjeni ju sot ne e kuptojmë shume mire, Zoti i ndihmoftë te gjithë shqiptarët dhe mos jetofshi më humbje të tilla. Jemi me ty Shqipëri”, shkruan Tolgahan.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 30, 2019 21:52

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.