Aktuale: SKANDAL, Taravari ofendon gostivarasit, sërish

Aktuale: SKANDAL, Taravari ofendon gostivarasit, sërish

“Gostivari duket si një qytet që rron dy muaj vere, dhe 10 muaj të tjerë është në një gjumë letargjik.” Kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë Arben Taravari për qytetin ku ka shpallur kandidaturën, shkruan sot Aktuale.mk 

Për shkak të punës, nga e cila nuk jep dorëheqje, ai jeton në Shkup. Kjo nuk është hera e parë që ai duket sikur ofendon Gostivarin, nga i cili është shprehur se nëse nuk fiton do të shesë shtëpinë dhe do të largohet përfundimisht.

Mungesa e dashurisë për Gostivarin nga ana e Ministrit u shfaq që në fillim të kandidimit të tij, ku ai u shpreh se arsyeja pse kandidonte ishin përllogaritë politike dhe interesi i partisë së tij. Ministri nuk denjoi të rendiste mes arsyeve qytetarët e Gostivarit.

Ai ka thënë se garon në Gostivar sepse interesi i Alenacës për Shqiptarët vjen për të para çdo interesi tjetër.

Sipas postimit të fundit të Ministrit në rrjetet sociale, ata njerëz që mbeten në Gostivar struken në shtëpitë e tyre të stërzmadhuara nga vetmia dhe moskamja. Duket sikur ai sugjeron se ata nuk janë në gjendje të gëzojnë qytetin e tyre.

Të rinjve të Gostivarit ai u drejtohet me një shprehje të Presidentit të ndjerë amerikan John F. Kennedy, duke mos u premtuar gjë, por vetëm duke u kërkuar.

“Mos pyesni se cfarë vendi juaj mund të bëj* për ju, por pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj!” citon Ministri Taravari, mes gabimeve drejtshkrimore (në shqip, “bëjë”).

Mes të tjerash, ministri e mbyll postimin duke thënë: “Nuk ndahemi në më të mirë dhe më të këqinj, në të privilegjuar dhe të anatemuar, ne jemi të gjithë të rëndësishëm sepse ne jemi të gjithë bijë të Gostivarit!” përfundon Ministri që nuk heq dorë nga posti i tij i lartë.

Ministri Taravari duhet të zgjohet nga gjumi letargjik dhe të rreshtë së ofenduari atë që thotë se është qyteti i tij. Aktuale

SKANDAL, Taravari ofendon gostivarasit, sërish

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 13, 2017 17:13

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°