Akullnajat po shkrijnë më shpejt! Zbulohet zgavra “Manhattan” në Antarktik

Akullnajat po shkrijnë më shpejt! Zbulohet zgavra “Manhattan” në Antarktik

Shkencëtarët kanë zbuluar një zgavër gjigante në fundin e një akullnaje të shkëputur në Antarktik, duke ngritur shqetësimet se akujt po shkrijnë më me shpejtësi nga sa është parashikuar.

Pjesë e një studimi të udhëhequr nga NASA, kërkuesit gjetën zgavrën që sipas tyre ishte 300 metra e lartë dhe me një sipërfaqe sa dy të tretat e Manhattanit, ndërkohë që gjenden në pjesën e poshtme të akullnajës “Thwaites”.

Hapësira është aq e madhe, saqë aty besohet të ketë pasur 14 miliardë ton akull, shumica e të cilit është shkrirë gjatë 3 viteve të fundit. Në një artikull të publikuar në “Science Advances”, shkencëtarët thonë se ndryshimi i shpejtë në këtë masiv akulli ishte “i papritur”, të paktën në disa pika të akullnajës.

Studiuesit e zbuluan zgravrën duke përdorur satelitët italianë e gjermanë, si dhe një radar të penetrueshëm në akuj të operacionit të NASA-s të njohur si “IceBridge”, që përdor avionë kërkimorë për të monitoruar ndryshimet në akujt polarë.

“Një zgavër e tillë nën një akullnajë luan një rol tejet të rëndësishëm në shkrirjen e mëtejshme të tij”, thotë studiuesi udhëheqës, Pietro Milillo, shkencëtar në laboratorin “Jet Propulsion” të NASA-s. “Sa më shumë ujë dhe i ngrohtë të depërtojë nën akullnajë, aq më shpejt shkrihet ajo”.

Por, Milillo shprehet më tej se përmasat e zgavrës nënujore nuk ishin shqetësimi kryesor, pasi kjo sasi prej 14 miliardë tonë e shkëputur prej saj ishte ndërkohë nën ujë, kështu që nuk do të kontribuojë në rritjen e nivelit të deteve. Por, aspekti më i rëndësishëm i studimit, – sipas tij, – është ajo që u zbulua në lidhje me ndërveprimin mes detit dhe akujve.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 7, 2019 11:13

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA