Aleksandar Trajkovski i cili e udhëhiqte protestën për Gruevskin, në 2013-tën thyente xhama në Komunën Qendër

Aleksandar Trajkovski i cili e udhëhiqte protestën për Gruevskin, në 2013-tën thyente xhama në Komunën Qendër

Kush është njeru që mbërëm e udhëhiqte “protest për drejtësi” për Nikolla Gruevskin, dhe ishte folësi kryesor? Ai u prezentua si Aleksandar Trajkovski dhe tha se në protestë janë organizuar me vetë-iniciativë si anëtar të VMRO-DPMNE-së që t’i japin përkrahje Gruevskit dhe ti thonë se lufta e tij është edhe lufta e tyre, përcjell FLAKA.

Por në vitin 2013, ai pretendoi se nuk i interesojnë partitë dhe se ai mbron ndërtimin e kishës në qendër. Trajkovski ishte në ballë të dhunës që u zhvillua në barakat e komunës së Qendër në vitin 2013. Ai po ngjitej në dritare, duke thyer dhe duke shqyer perdet. Në videon nga portali NOVA TV , ai thotë se kanë shkuar atje vetëm si të krishterë.

Trajkovski tani është i akuzuar për rastin “Dhuna në qendër”, e cila përfaqësohet nga PSP. Gjatë verës së këtij viti sërish mori vëmendjen e medias pas seancës për këtë rast që u shty për shkak të mungesës së tij, domethënë pasi ai kishte shkuar në një udhëtim pune jashtë vendit si punonjës i komunës së Gazi Babës. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2018 22:32

REKLAMA

Maqedoni
1°
1°
Sat
3°
Sun
-1°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE