Alergjia ndaj kikirikut shërohet me kikirik

Alergjia ndaj kikirikut shërohet me kikirik

Fëmijët të cilët vuajnë nga alergjitë në kikirikë janë shëruar me sukses nga një metodë e re – duke ngrënë kikirikë. Një eksperiment i madh klinik tregoi se duke rritur sasinë e proteinave të kikirikëve në dietë çdo ditë, fëmijët e kanë trajnuar sistemin e tyre imunitar për ta toleruar këtë lloj ushqimi.

Në fund të studimit, 84 për qind e fëmijëve kanë mundur t’i hanë së paku nga pesë kokrra kikirikë pa reaksione alergjike, thuhet në rezultatet e publikuara në revistën mjekësore “The Lancet”.

Kjo mjafton për t’i mbrojtur nga sulmet nëse aksidentalisht hanë kikirikë në ushqim.
Mjekët i kanë paralajmëruar prindërit që trajtimi duhet të jetë nën mbikëqyrje mjekësore dhe se nuk duhet të provohet në shtëpi.
“Para trajtimit, fëmijët dhe prindërit e tyre e kanë kontrolluar çdo përbërës të ushqimit dhe e kanë shmangur ngrënien në restorante. Tani shumica e pacientëve që i janë nënshtruar trajtimit mund të hanë së paku pesë kikirikë të plotë. Familjet që kanë qenë të përfshira në studim, thanë se u ishte ndryshuar jeta në mënyrë drastike”, tha dr. Andrew Clark.

Studimi përfshiu 99 fëmijë të cilët filluan të hanë sasi të vogla kikirikësh, ndërsa doza u rrit në një periudhë prej katër deri në gjashtë muajsh.
“Kjo më ka ndihmuar shumë. Tani nuk kam më frikë që kur të dal me miqtë e mi dhe të ha diçka, do ta përjetoj ndonjë sulm. Ky ishte një problem i madh për mua që nga fëmijëria dhe jam mirënjohës që e kam mposhtur”, tha gjashtëmbëdhjetëvjeçari Thomas Baragwanath.

Ekspertët mjekësorë do të bëjnë teste të tjera para se të aplikojnë për licencë për këtë teknikë. Për këtë mund të duhen disa vjet.
Ndërkohë, spitali universitar Cambridge planifikon të hapë një klinikë për alergjinë ndaj kikirikit

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 13, 2017 08:24

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°