Alfa Romeo “freskon” Giulia dhe Stelvio për vitin 2020

Alfa Romeo “freskon” Giulia dhe Stelvio për vitin 2020

Alfa Romeo ka prezantuar dy modelet e saja të ridizajnuara Giulia dhe Stelvio në Kinë.

Sidoqoftë, nuk është shumë e saktë të përdoret fjala “ridizajn”, pasi që të dy modelet duken identike si më parë.

Giulia dhe Stelvio tani ndodhen më afër klasës premium në të cilën ato po luftojnë gjithashtu për një pjesë të tregut. Të dyja modelet morën një sistem të ri multimedial 8,8 inç me disa karakteristika të reja, kryesisht lidhja e telefonit inteligjent.

Modelet ofrohen vetëm në Kinë me motor benzinë me katër cilindra, të cilat vijnë  në dy variante me 200 kuaj fuqi, përkatësisht 280 kuaj fuqi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Nëntor, 2019 22:55

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.