Algjeri, arrestohen 108 persona gjatë protestave

Algjeri, arrestohen 108 persona gjatë protestave

Në protestat e mbajtura dje në Algjeri janë arrestuar 108 persona ndërsa 27 policë janë plagosur në përleshjet e ndodhura.

Në protestat e mbajtura dje në Algjeri janë arrestuar 108 persona ndërsa 27 policë janë plagosur në përleshjet e ndodhura.

Në një deklaratë me shkrim nga policia e Algjerisë thuhet se “108 persona janë arrestuar ndërsa 27 policë janë plagosur në përleshjet gjatë protestave masive dje kundër periudhës së tranzicionit që erdhi pas dorëheqjes së presidentit Abdelaziz Bouteflika”.

Më tej bëhet e ditur se gjatë trazirave janë dëmtuar shumë automjete të policisë algjeriane.

Presidenti i përkohshëm Abdelkader Bensaleh i cili mori këtë detyrë të martën e kaluar pas dorëheqjes së Buteflika-s, njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale më 4 korrik, por pavarësisht kësaj protestat në Algjeri kanë vazhduar edhe dje, në të premten e tetë me radhë ku morën pjesë qindra mijëra personash.

Forcat e sigurisë ndërhynë duke përdorur gaz lotsjellës dhe forcë herë pas here ndaj protestave që vazhdojnë në mënyrë paqësore gjatë ditës. Gjatë ndërhyrjeve u regjistruan përleshje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 13, 2019 20:12
Loading...