Ali Ahmeti ngushëllon familjen e Komandant Gurit!

Ali Ahmeti ngushëllon familjen e Komandant Gurit!

Pas ndrajes nga kjo botë të komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) gjatë 2001 në Maqedoni, Jetulla Çarri – Guri, lideri i BDI-s Ali Ahmeti ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit, përcjell FLAKA.

“Sot bashkëluftëtari jonë, Jetullah Çarri – komandant Guri u nda nga jeta duke na lënë në dhimbje të thellë për këtë humbje. Vepra e Jetullah Çarrit në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asaj Kombëtare do të mbetet e shënuar përjetësisht për ta kujtuar atë si një nga kontribuesit më të mëdhenj të luftrave çlirimtare. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Çarri, bashkëndjej me dhimbjen e tyre. Prehu në paqe shoku im. Lavdi!”, shkruan në letër-ngushëllimin e Ahmetit.

Ai ishte një nga komandantët e mirënjohur të UÇK-së në kuadër të brigadës 113 “Ismet Jashari – Komandant Kumanova” në rajonin e Likovës dhe Kumanovës.

Komandant Guri njihet për luftimet e tij të ashpra dhe mbrojtjen e pozicioneve në luftimet e ashpra në Sllupçan dhe zonën përreth. Komandanti nga Lipjani i Kosovës iu bashkua në vitin 2001 radhëve të UÇK-së për të ndihmuar luftën. FLAKA

 

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Mars 13, 2018 20:28

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
22°
21°
Fri
12°
Sat
13°
Sun
12°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE