Ali Ahmetit i bllokohet rruga edhe në Gostivar ?!

Agjenda e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahemti ka pësuar ndryshim që në hyrje të Gostivarit, afër Qendrës për Kulturë ku pritet të mbahet takimi me qytetarët e Gostivarit, raporton Agjencia e Lajmeve Flaka.

Pa pritur, para veturës ku ndodhej lideri integrist Ali Ahmeti, është shfaqur një trumë qytetarësh të cilët ia kanë ndërpre rrugën.

Qytetarët e Gostivarit, pasi arritën ta neutralizojnë makinën ku ndodhej lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, me të dalur nga vetura, i kanë dhuruar buqeta lulesh, momente këto që u shoqëruan me duartrokitje.

img_2134

Pas këtij “incidenti” të papritur për Ali Ahmetin, ai bashkë me qytetarët që i dolën dhe ia ndërprenë rrugë, vazhduan drejt Qendrës për Kulturë ku dhe do të mbahet takimi me qytetarët e Gostivarit, i paralajmeruar për më ora 18:00. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 17, 2016 17:51

REKLAMA

REKLAMA