ALMAKOS: Taravari me resurset e ministrisë do të bëjë fushatën zgjedhore ?

ALMAKOS: Taravari me resurset e ministrisë do të bëjë fushatën zgjedhore ?

Kontradiktat e ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari nuk kanë të ndaluar. Është bërë praktikë e qasjes së tij në kontakt me publikun. Si ministër, në fillim kundërshtoi sistemin elektronik “Termini im” dhe paralajmëroi heqjen nga përdorimi të së njejtës, që pastaj të korrigjon veten dhe të thotë se sistemi është shumë i mire dhe i njëjti nuk do të largohen nga përdorimi, shkruan sot Almakos. 

Ashtu ndodhi edhe me drejtorët ekonomik nëpër spitale kur tha që të njëjtit do të hiqet si funksione në institucionet shëndetësore. Kjo nuk ndodhi, sepse, pastaj ndërroi qëndrimin.

 Paqëndrueshmëria dhe jokonzistenca e tij u shpreh edhe me kandidaturën e tij për prefekt të Gostivarit. Në momentet e fundit ndryshoi mendim dhe zyrtarizoi kandidaturën, edhe pse, vazhdimisht ishte kategorik se nuk do të kandidonte për kryetar komune. I gjendur në pozicion të palakmueshëm tentoi të artikulon arsye nga më të ndryshmet për të jusifikuar vendimin.

Metoda e tillë e veprimit, siç duket u bë mjet veprimi për Taravarin. Në kuvendin zgjedhor të mbajtur në Gostivar, Taravari potencoi publikisht se nuk do të hiqete dorë nga posti i ministrit gjatë fushatës zgjedhore.

I kundërshtuar fuqishëm nga opinion publik, Taravari edhe njëherë ndërroi qëndrim duke thënë se do të jepte dorëheqje, por edhe sot e kësaj dite nuk po largohet nga ministria që drejtojn, duke tentuar që edhe vizitat zyrtare si ministër t’i materializon si mënyrë propagandistike në llogari të fushatës zgjedhore.

Në rrjetet sociale qytetarët shprehin dyshimet e tyre që Taravari nuk do të largohet nga posti i ministrin, sepse, do të orvatet të keqpërdor për fushatë zgjedhore resurset e ministrisë. Në disa komente shihet se si qytetarët e nxjerrin para aktit të kryer Taravarin me atë që edhe në fotografinë e publikuar në profilin e tij në Fejsbuk, Taravari prezantoi të ashtuquajturën skuadër të fushatës kryesisht me njerëz të punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë.

Nëse thoshte se gjatë fushatës do të merrte pushim vjetor, si do të arsyetohen punonjësit e ministrisë për mosprezencën e tyre në punë gjatë angazhimit në fushatën zgjedhore. Parashtrohet pyetje nëse të gjithë këtyre do tu hape pushime vjetore, edhe pse, pushimet verore u përmbyllën dhe zakonisht administratorët në institucione përcaktohen për Korrikun dhe Gushtit që të shfrytëzojnë pushimin vjetor.

Duke u nisur nga e gjithë kjo, dyshimet e nxitura në rrjetet sociale nga ana e qytetarëve, bëhen më se të besueshme. Burimi i Lajmit: Almakos

Taravari me resurset e ministrisë do të bëjë fushatën zgjedhore ?

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 13, 2017 13:06

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°