Almeda Abazi përkohësisht bëhet biondinë

Almeda Abazi përkohësisht bëhet biondinë

Almeda Abazi gjatë këtij viti do të shijoj ndjenjën e të qenit prind për herë të parë.

Bukuroshja shqiptare në gjysmën e parë të vitit 2019 pritet të sjell në jetë një djalë, të cilin do ta pagëzojnë me emrin Efehan.

Modelja ka vendosur që gjatë ditës së sotme përkohësisht të bëj edhe një ndryshim në stilin e flokëve.

Ajo ka shkurtuar paksa flokët dhe i ka ngjyrosur me ngjyrë të bardhë duke u shndërruar në biondinë.

Në fakt, duket se 26-vjeçarja ka vendosur një parukë dhe ka pyetur fansat se si po dukej me këtë ndryshim.

Almeda ka treguar se gjatë këtyre muajve i hahet çdo ushqim dhe se nuk ka diçka të veçantë që e kërkon me ngulm.

Ndryshe, Abazi ka kurorëzuar lidhjen disavjeçare me aktorin e mirënjohur turk, Tolgahan Sayisman. 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 11:32
Loading...