Alternativa: “Parada e krenarisë” bie ndesh me moralin tonë konservator

Alternativa: “Parada e krenarisë” bie ndesh me moralin tonë konservator

Në kohën që sot në Shkup u mbajt e a.q. “Parada e krenarisë”, që ka për synim afirmimin e të drejtave të komunitetit LGBT, AlternAtivA – si parti e qendrës së djathtë, që i mbron vlerat e moralit tradicional familjar, deklaron se ajo distancohet nga një organizimin i tillë dhe bën thirrje që mbështetësit e saj të mos marrin pjesë në të. Për Alternativën një organizim i tillë bie ndesh me vlerat konservatore dhe autoktone të popullit shqiptar në Maqedoni, por jo vetëm, dhe si i tillë mund të jetë më shumë provokues për njerëzit me përcaktim konservator sesa që mund të ndihmojë në ngritjen e tolerancës dhe bashkëjetesës.

Ashtu siç kemi deklaruar edhe në dokumentet tona zyrtare, për Alternativën familje është vetëm bashkësia burrë-grua me një bekim religjioz. Andaj secili tip tjetër i bashkëjetesës – pavarësisht se nuk kemi të drejtë ta ndalojmë e diskriminojmë – ajo nuk do ta ketë mbështetjen tonë.

Sidoqoftë, duke e respektuar të drejtën dhe lirinë e secilit për ta shprehur identitetin e tij, Alternativa apelon që askush të mos ndërhyjë kundër këtij vullneti dhe të dëshmojmë se, ndonëse shumica absolute në Maqedoninë e Veriut janë konservatorë, nuk e kanë problem ta tolerojnë një pakicë të tillë liberale.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 29, 2019 20:35

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA