Amazon përgatit telefonin “e akullt”

Amazon përgatit telefonin “e akullt”

Fire Phone nuk arriti të bëhej hit në treg, por kjo nuk e dekurajoi Amazonin, pasi gjiganti amerikan i tregtisë po përgatitet për aventurën e re – Ice Phone.

Shitja e pajisjes “së zjarrtë” ishte aq e dobët sa që kompania ndërpreu prodhimin e tij, por tash drejtuesit e saj besojnë se Ice mund të tejkalojë numrin prej 35.000 njësive të shitura të Fire.

Telefoni i ri do të punojë në sistemin Android dhe pritet të kushtojë më pak se 100 dollarë.  Pajisja e re e Amazon ka ekran me diagonale ndërmjet 5,2 deri 5,5 inç, ndërsa ai do të punojë me procesor Qualcomm Snapdragon 435.  Ai do të ketë 16 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave dhe Android 7.1.1 Nougat.

Ka shanse që Ice nuk do ta mbështesë Alexa, asistentin e zërit në Amazon dhe në vend të saj do të vijë me shumë aplikacione dhe shërbimin e Google, përfshirë Play Store dhe Assistant, asistentin digjital, i cili reagon ndaj komandave me zë në Google Home dhe Android.

Kjo qasje është kontradiktore në krahasim me strategjinë e zhvillimit të Amazonit.

Personi që ka pohuar se “ka parë dhe ka përdorur” Ice, tha për Gadgets 360 se softueri nuk është ende i përkryer dhe ndoshta në fund mund ta përkrahë Alexa.

Telefoni fillimisht do të dalë në Indi, vend në të cilin Amazon nuk shet mikrofonat Echo.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Qershor 7, 2017 23:58

REKLAMA