Ambasada Amerikane: Nuk jemi këshilluar në lidhje me ushtrinë

Ambasada Amerikane: Nuk jemi këshilluar në lidhje me ushtrinë

Ambasada Amerikane në Kosovë ka publikuar një deklaratë në lidhje me projektligjet e aprovuara nga Qeveria, sot, për transformimin e FSK-së në ushtri.

Në deklaratën e saj, ambasada e SHBA-së thotë të mos jetë këshilluar në lidhje me këto projektligje dhe se duhet të i analizojë ato për ta ditur qëllimin e tyre.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë e kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për ushtri dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën rreth mënyrës për ta arritur këtë. Ne kemi këshilluar një qasje të matur që e mban Kosovën në përputhje me aleatët tanë në NATO për këtë hap të rëndësishëm. Nuk jemi këshilluar për çastin e këtij lajmërimi dhe do të na duhet t’i analizojmë projektligjet për ta kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre. Përpjekjet tona të disa javëve të shkuara janë përqendruar në ndërtimin e konsensusit të brendshëm për dialogun e rëndësishëm me Serbinë. Vazhdojmë të besojmë se normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është hapi më i rëndësishëm për përparim në të ardhmen e afërt”, thuhet në deklaratën e dërguar në media të ambasadës së SHBA-së.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 13, 2018 20:11

REKLAMA

Maqedoni
11°
2°
Sat
2°
Sun
2°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE