Ambulanca mobile gjinekologjike

Ambulanca mobile gjinekologjike

Rajone të shumta në vend përballen me mungesën e gjinekologëve, por edhe atje ku ka shpejt mund të vjen deri te mungesa e tyre për shkak të pensionimit, kurse zëvendësimi i tyre me mjek të ri mbetet në pikëpyetje. Një ndër masat e Ministrisë së Shëndetësisë, janë rritja e numrit të gjinekologëve amë, specializimi i kuadrit të mjekëve, ngritja e cilësisë së shërbimeve në spitalet e gjinekologjisë.

Në vitin 2012, shteti ka parashikuar se për çdo 3000 gra mbi moshën 14 vjeçare, të ketë nga një gjinekolog në kujdesin parësor. Ndërkohë, hulumtimi i organizatës për veprimtari shëndetësore “HERA” tregon se prej gjithsej 30 rajoneve shëndetësore në vend, përveç në Krushevë, nuk ka gjinekologë amë edhe në Makedonski Brod dhe Demir Hisar. Standardi nacional prej 3000 gra më të vjetra se 14 vjeç për një gjinekolog është i përmbushur vetëm në 12 rajone. Në 15 rajone të tjera ka stërngarkim.

Dr. Arjan Alili, specialist i gjinekologjisë në Tetovë thotë se ka tre herë më shumë pacientë nga ajo që është parashikuar ose shprehur me shifra janë 8.679 pacientë.

“Numri është i madh, por për shkak të mungesës së gjinekologëve në përgjithësi në shtet, këta pacientë duhet të shërbehen kështu, por nuk kemi mundësi t’i largojmë këta pacientë, por edhe ti mos i regjistrojmë “, thotë dr.Alili.
Në letër Maqedonia ka numër më të madh të gjinekologëve se në vendet e zhvilluara evropiane, por janë të sistemuar keq. Në njërën anë, 143 gjinekologë në mbrojtën primare shëndetësore, janë mezi gjysma e asaj që nevojitet, kurse në anën tjetër ka 98 në mbrotjën sekundare shëndetësore, që është trefish më shumë se standardi i përcaktuar demografik.

Elizabeta Bozhinoska, nga “Hera” thotë se në disa qytete gjinekologët kanë mbingarkesë të pacientëve . Por, problemi qëndron se gjysma e tyre pritet të pensionohet në 15 vitet e ardhshme. “Ky është kërcënim më i madh për momentin në shtet dhe prandaj nevojiten reforma urgjente për plotësimin e stafit. Gjinekologët aktual në shumë qytete janë në kufirin e moshës dhe nuk janë aspak në dispozicion”, tha Bozhinoska.
Si pasojë e mungesës së theksuar të gjinekologëve të rinj, Ministria e Shëndetësisë ka përpiluar plan, i cili obligon gjinekologët specialistë të nivelit sekondar që të kryejnë kontrollet e nivelit primar në zonat ku ka mungesë të gjinekologëve dhe ambulancave gjinekologjike.

Ky plan është përpiluar për të parandaluar vdekshmërinë e foshnjave dhe nënave, e cila ka qenë tejet e lartë. Ky plan gjithashtu parasheh që përmes ambulancave mobile gjinekologjike të vizitohen gratë e zonave rurale, në të cilat nuk ka aspak gjinekologë.

Në rajonet shëndetësore ku ka gjinekolog, por jo në numër të mjaftueshëm, do të autorizohen gjinekologë nga niveli sekondar të punojnë si gjinekologë amë. Në mënyrë prioritare do të përfshihen 5 rajone: Gostivari, Tetova, Prilepi, Kumanova dhe Strumica. Mirëpo, gjinekologu Agim Jakupi thotë se për ata mjekë që kryejnë këto shërbime duhet të investohet, në të kundërtën nuk do të jetë i përfillshëm ky plan.

Ndryshe, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vdekshmëria e foshnjave nga viti 2017 deri në vitin 2018 ka rënë për 30 për qind. Vetëm në Klinikën e gjinekologjisë në Shkup në vitin 2017 kanë ndërruar jetë 36 foshnja ndërkaq në vitin 2018 – 24 foshnja. (koha.mk)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 14, 2019 19:54
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.