Anagnostopulu: Nesër në Selanik takimi i parë i Komisionit për shënime tregtare

Anagnostopulu: Nesër në Selanik takimi i parë i Komisionit për shënime tregtare

Komisioni i Shënjave Tregtare dhe Emrave Tregtarë do të mbajë takimin e parë në Selanik nesër, tha Ministrja e Jashtme Alternative e Greqisë Sia Anangostopulu gjatë një debati në Parlamentin Grek për ratifikimin e ligjeve që rrjedhin nga marrëveshjet e nënshkruara në Shkup në mars dhe në prill të këtij viti për hapjen e kalimeve të reja kufitare.

“Nesër për herë të parë, komisioni i caktuar nën kujdesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme mblidhet  për herë të parë për të diskutuar mbi temat e shenjave tregtare (marka tregtare), emrave tregtarë dhe çështje të ngjashme. Nesër mblidhet për herë të parë në Selanik dhe atje nga biznesmenët e të dyja palëve do të parashtrohen temat që mbetën të pazgjidhura derisa nuk u nënshkrua Marrëveshja e Prespës”, tha Anagnostopulu , duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve të Demokracisë së Re të parashtruar dje gjatë Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme.

Lidhur me ratifikimin e dy marrëveshjeve, të cilat ishin temë e seancës plenare të sotme, Anagnostopulu tha se u pa dobia praktike e Marrëveshjes së Prespës dhe vuri në dukje se hapja e kalimeve kufitare ishte një kërkesë e popullatës lokale.

Anangostopulu edhe njëherë përsëriti kategorikisht se pa Marrëveshjen e Prespës dhe me kornizën e mëparshme që përcaktoi marrëdhëniet e të dy vendeve, kalimet kufitare nuk mund të hapeshin, sepse kjo kornizë ishte i njëjtë me atë të vitit 1959 midis Greqisë dhe Jugosllavisë. Ajo theksoi se në Parlamentin e Greqisë asnjëherë më parë nuk erdhi asnjë ligj që vlen për të dy vendet, sepse kishte një problem me emrin.

“Marrëveshja e Prespës i çliroi duart e shtetit grek dhe Republikës së Maqedonisë Veriore. Kjo marrëveshje ishte e nevojshme”, tha Anagnostopulu.

Lidhur me financimin e kalimeve kufitare, shefja alternative e diplomacisë greke shpjegoi se do të jetë nga programet evropiane.

“Për Lemosin pranë Follorinës, tashmë kërkohet katër milionë euro nga programi Intereg. Dy milionë euro mbetën nga “Egnatia Odos” për rajonin Pella. Kryebashkiaku i Prespës dhe prefekti i zonës së Maqedonisë Perëndimore erdhën në zyrën time dhe më kërkuan para Pashkëve që të ligjërohet, kalimi ndërkufitar. Ata më thanë se periferia i ka marrë kostot e nevojshme për të ecur përpara me këtë projekt. Ky është një projekt zhvillimi në të dyja rastet, si në Pella edhe në rajonin e Follorinës”, tha Anagnostopolu.MIA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 15, 2019 20:58
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.