Analistët: Jo vija të kuqe në bisedime

Analistët: Jo vija të kuqe në bisedime

Vazhdimi i bisedimeve për zgjidhjen e kontestit rreth emrit, duke hedhur në opinion vija të kuqe, nuk është në interes të zgjidhjes së kontestit, thotë profesori i universitetit, Mersel Bilalli, edhe pse, sipas tij, palët mund të kenë ndërtuar qëndrimet e tyre dhe mund të kenë përcaktuar kufijtë e tolerancës për kompromis.

Sipas tij, opinioni është i preokupuar me të ashtuquajturat vija të kuqe, pasi kjo u është imponuar vite me radhë.

“Gjithherë ne bisedojmë për vija të kuqe, vite me radhë, dhe duket sikur është futur thellë në kokën e opinionit. Por, palët me siguri se pozicionet e veta i kanë definuar deri ku mund të lëshojnë pe, si njëra palë po ashtu edhe pala tjetër. Unë mendoj se nuk është produktive që i gjithë opinioni të kyçet në këtë drejtim, pasi zakonisht, nëse opinioni dhe mediat kyçen me variantet e veta, seriozisht mund t’i dëmtojnë bisedimet. Është mirë që bisedimet të zhvillohen me atë intensitet dhe me atë tempo që janë duke u zhvilluar”,- u shpreh profesori i universitetit, Mersel Bilalli.

Një ditë më parë, kryeministri grek, Aleksis Cipras, deklaroi se zgjidhja duhet të jetë një emër i përbërë për përdorim të përgjithshëm, “erga omnes”, si dhe heqja e çdo dyshimi për irredentizëm.

Ndërkaq, pala maqedonase për herë të parë kumtoi se për të është i pranueshëm emër me përcaktim gjeografik, por në asnjë rast nuk pranon të negociojë për çështjen e gjuhës dhe identitetit dhe se kërkesa për ndryshimin e kushtetutës nuk është e pranueshme.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 13, 2018 19:09
Loading...

Publicitet

Moti sot
6°
1°
Mon
2°
Tue
2°
Wed
3°
Thu

ARKIVI I LAJMEVE