ANALIZË: Ja përse Gjorgji Ivanov nuk mund të jep dorëheqje !?

ANALIZË: Ja përse Gjorgji Ivanov nuk mund të jep dorëheqje !?

Idea që kryetari aktual i shtetit Gjorgji Ivanov mund të jep dorëheqje e që u tha nga eksponentë të partisë maqedonase, VMRO-DPMNE me qëllim që të mos i jepet mandati liderit të opozitës Zoran Zaev, nuk mund të realizohet, shkruan Flaka.

Në rast se do të përcaktohej për  një veprim të tilla, shteti do të ngilte pa president, kryeministër legal dhe kryetar parlamenti.

Në kushte të tilla, partitë politike në këtë rast LSDM dhe partitë shqiptare (me përjashtime), do të thirrnin seancën parlamentare dhe me shumicë votash do të zgjidhnin kryetarin e Parlamentit, i cili automatikisht do të merrte rolin edhe të presidentit të shtetit.

Pas një veprimi të tillë, shumica parlamentare do të formonte edhe kabinetin e ri qeveritar. Ky veprim mund të ndodh nëse do të kishte unifikim të veprimit mes LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, ose edhe Lëvizjes Besa. Flaka 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 30, 2017 12:23

REKLAMA

Maqedoni
1°
4°
Tue
6°
Wed
5°
Thu

ARKIVI I LAJMEVE